PËRMBYTJET, RREZIK I SIGURUËSHËM! SIGAL INSURANCE GROUP ka paguar mbi 7 milionë euro ndër vite
Përmbytjet, edhe pse janë një nga shqetësimet kryesore të ditëve të fundit në Shqipëri për shkak të dëmeve të mëdha që mund të shkaktojnë, përbëjnë një rrezik të siguruëshëm.
Dëmet financiare të shkaktuara nga përmbytjet, në rast se i dëmtuari ka blerë një policë sigurimi ndaj rrezikut të përmbytjeve – e cila zakonisht ofrohet së bashku me sigurimin nga zjarri – dëmshpërblehen nga kompania e sigurimeve.
Gjatë viteve, SIGAL Insurance Group ka paguar mbi 7 milionë euro vetëm për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në Shqipëri.
Edhe në lidhje me përmbytjet e ditëve të fundit, CEO i SIGAL është prononcuar në rrjetet e tij sociale, duke përcjellë një mesazh të qartë dhe qetësues për të gjithë të siguruarit në kompaninë e tij.
Më shumë se 1 në 3 dëme në pronë të gjithë tregut të sigurimeve në vend, përgjatë vitit 2025 u paguan nga kompania SIGAL.
Për të pasur një sigurim nga përmbytjet, që me 40 euro mund të mbulosh deri në 100 mijë euro dëme, mjafton të paraqitesh në zyrat më të afërta të SIGAL INSURANCE GROUP.

