VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër (16 janar 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.

Kontinenti Europian do të jetë nën ndikimin e një cikloni të fuqishëm në veriperëndim, duke sjellë mot të vranët dhe reshje shiu në gadishullin Iberik, Britaninë e Madhe dhe pjesërisht në Europën Qendrore. Ballkani dhe Peloponezi do të vijojnë me kushte të qëndrueshme atmosferike, ku kthjellimet dhe vranësirat e pakta do të jenë dominante.

Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, vranësira kalimtare priten gjatë paradites, më të theksuara në veriperëndim dhe jugperëndim.

Gjatë pasdites, kthjellimet do të shtrihen në të gjithë vendin, më të dukshme në zonat e ulëta dhe bregdetare. Temperaturat luhaten nga 0° deri në 18°C. Era fryn nga Jugu, me shpejtësi mbi 38 km/h, duke krijuar në dallgëzim 2 ballë.

Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme. Cikloni do të vijojë të ndikojë pjesën më të madhe të Europës, duke mbajtur mot të vranët në Perëndim dhe Qendër. Ndërkohë, Ballkani do të mbetet nën kushte më të qëndrueshme, me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, Paraditja do të nisë me mot të kthjellët ndersa gjatë pasdites, do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Në orët e vona të natës pritet reshje shiu dhe dëbore në zonat lindore. Temperaturat luhaten nga -2°C deri ne 18°C. Era fryn nga Jugu, me shpejtësi deri në 35 km/h, duke gjeneruar dallgëzim 1–2 ballë.

Shohim tani temperaturat minimale dhe maksimale sipas MeteoAlb për vendin dhe rajonin.