Shqiperia ne forumin ekonomik në Vjenë/ Monedha digjitale dhe stabiliteti monetar ne fokus te diskutimeve
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në Forumin e Vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore në Vjenë, ku diskutoi monedhën digjitale, financimin e gjelbër dhe stabilitetin e politikës monetare. Ai nënvizoi se sistemi bankar shqiptar është i qëndrueshëm dhe mirëkapitalizuar, ndërsa zhvillimet në turizëm dhe investimet e huaja mbështesin rritjen ekonomike
Monedha digjitale e bankës qendrore, financimi i gjelbër dhe menaxhimi i goditjeve inflacioniste ishin në qendër të diskutimeve të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë Forumit të Vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL) në Vjenë. Ai theksoi se Banka e Shqipërisë po ndjek një qasje të kujdesshme dhe të mirëanalizuar, duke vlerësuar kostot, përfitimet dhe parakushtet e nevojshme për një zbatim të suksesshëm, në një mjedis me zhvillime teknologjike
Me tej Sejko shtoi se sistemi bankar shqiptar mbetet i qëndrueshëm dhe mirëkapitalizuar, ndërsa zhvillimet në turizëm dhe investimet e huaja direkte po mbështesin rritjen ekonomike dhe stabilitetin makroekonomik
Një tryezë e posaçme u përqendrua tek Shqipëria, ku Sejko prezantoi progresin e vendit në tregun financiar, rëndësinë e harmonizimit të kuadrit ligjor me standardet evropiane dhe sfidat për zhvillimin e tregjeve të kapitaleve
Gjatë takimeve me drejtues të BERZH-it dhe përfaqësues të’“Financial Times’, Guvernatori diskutoi mundësitë dhe mbështetjen ndërkombëtare për financimin e bizneseve dhe zhvillimin e tregjeve të kapitaleve në rajon. Ai nënvizoi rëndësinë e pavarësisë së bankave qendrore dhe të faktorëve vendas në përcaktimin e politikës monetare, duke treguar se Shqipëria po ndjek një rrugë të kujdesshme drejt inovacionit digjital dhe stabilitetit ekonomik
