Peleshi prezanton platformën e re: Sistemi AI do të përdoret për transkriptimin e veprimtarive parlamentare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Janar 2026, 13:00
Kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi, në mbledhjen e grupit parlamentar ka njoftuar se për të lehtësuar pjesëmarrjen qytetare dhe monitorimin e punës ligjvënëse, ka hyrë në funksion një platformë e re e konsultimit publik dhe një aplikacion për gjurmimin e akteve.
Ai prezantoi gjithashtu një sistem transkriptimi bazuar në inteligjencë artificiale, që do të shkurtojë ndjeshëm kohën e zbardhjes së veprimtarive parlamentare.
