"Që ta bëni si Franca, ju duhet të jeni Franca"/ Rama jep këshilla: E kam bërë dhe unë këtë gabim më parë, jini 'të thyeshëm'

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Grupin Parlamentar të PS, ku veç të tjerash foli në lidhje me procesin integrimit në BE si dhe përafrimin e legjislacionit me unionin.

“Mbi një draft që hyn në të gjithë mekanizmin e gjerë dhe kompleks të arkitekturës së ligjit europian. Negociohet me komisionin, i imponohet qeverisë dhe vjen ne parlament. Në momentin kur vjen në parlament, duhet miratuar, jo diskutuar. Sepse që t’i hym diskutimit të një ligji të tillë, duhet më parë të ridiskutojmë a duam të hyjmë në BE apo jo?

Këtu kam një tjetër shembull për të dhënë Me të drejtë disa shokë dhe kolegë këtu bëjnë gabimin që bëja dhe unë, deri kur e mësova që nuk duhej bërë.

Marrim një draft që vjen nga qeveria mbasi është dakordësuar me komisionin përmes skuadrës negociatore dhe fillojnë i referohen vendeve të tjera të BE.

‘Shiko se Franca nuk e ka kështu... Gjermani nuk e ka kështu etj’ .

Po e ndaj këtë gjë me ju dhe ju e dini që unë nuk jam lehtësisht i përthyeshëm. Ju ftojë të jeni të gjithë të përthyeshëm në këtë pikë.

Sepse kur ngrihet kjo pyetje, ‘që ne nuk duam ta bëjmë kështu, duam ta bëjmë si Franca’.

Përgjigja për këtë është e thjeshtë. Që ta bëni si Franca, duhet të jeni Franca. Ju jeni Shqipëria.”-  tha Rama.