EKSKLUZIVE/ Afatet e paraburgimit në Kushtetuese, Apeli i GJKKO sqaron për “Ora News” kërkesën
Afatet e paraburgimit në Kushtetuese, Apeli i GJKKO sqaron për “Ora News” kërkesën se pse duhen ndarë afatet.
Apeli i GJKKO sqaron pse i kërkon Kushtetueses shfuqizimin e pjesshëm të nenit 265 për afatet e paraburgimit, duke theksuar se "Neni nuk përcakton qartë nëse pezullimi i afateve vlen vetëm për të pandehurin që shkakton shtyrjen apo të gjithë bashkëpandehurit".
Po ashtu, Apeli i GJKKO thotë se: "Neni 265 nuk garanton personalizim të afateve të paraburgimin;
Pezullimi në grup i afatit të paraburgimit shkel të drejtën për liri dhe siguri personale;
Neni në grup i afatit të paraburgimit nuk përputhet me standardet për të Drejtat e Njeriut;
Sjellja e një të pandehuri ose avokatit të tij s’mund të prodhojë pasoja për lirinë e të tjerëve; Sjellja e një të pandehuri s’mund të rëndojë lirinë e të tjerëve", shprehet Apeli i GJKKO.

