Pezullimi i vizave, Kodra: Lufta ndaj narkotrafikut, prioriteti kryesor i SHBA-së në raport me Shqipërinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Janar 2026, 22:01
Në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News”, u diskutua vendimi i fundit i Departamentit Amerikan ku Shqipëria është përfshirë në listën e vendeve me kufizime për vizat amerikane.
Gazetari Dorian Kodra analizon deklaratat e fundit të kryeministrit Rama dhe reagimet e zyrtarëve amerikanë si Marco Rubio dhe Nancy Van Horn.
Diskutimi përqendrohet te mesazhet e përsëritura për luftën ndaj narkotrafikut, që duket se janë bërë prioriteti kryesor i SHBA-së në raport me Shqipërinë.
Paneli vëren ironinë që Shqipëria po bëhet pjesë e politikave anti-emigrim të Italisë (kampet në Lezhë), ndërkohë që vetë po penalizohet nga SHBA për çështje të ngjashme.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA E BETIT” NË “ORA NEWS”
