VRASËSI PA PRANGA/ Softa: Arratisja e Altin Ndocit nuk ishte spektakolare, por e mirë-organizuar. Ja pse
Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa i ftuar në studion e lajmeve në "Ora News" ka komentuar pamjet dhe arratisjen e vrasësit me pagesë Altin Ndoci nga ambientet e spitalit të Durrësit, duke iu ikur me vrap forcave të sigurisë të Burgut të Durrësit.
“Po të mos i shikonim pamjet nuk do ta besonim. Arratisja e Altin Ndocit nuk ishte spektakolare, por e mirë-organizuar.
Së pari ai nuk shoqërohej në të gjitha ambientet nga forcat e sigurisë, transportimi i i tij u bë me ambulancë të thjeshtë, dhe jo me një mjet të sigurisë së lartë që është automjetet e burgut.
Në momentin kur doli me vrap nuk kishte asnjë efektiv të policisë.
Automjeti që e priste jashtë ishte një tjetër tregues i një skenari të mirë-organizuar, pasi nuk kemi të bëjmë me një rrëmbim të ndonjë makine aty rrotull dhe të ikte.
Nuk ka një protokoll të shërbimit, nuk ka një plan të shoqërimit dhe transferimit të tij nga burgu tek spitali.
Ai del pa pranga nga ambulance, pa pranga del edhe nga të dhënat e efektivëve në spital, pa pranga ai del edhe ku ikën me vrap.
Pezullimi i zinxhirit dhe masat administrative ndaj tyre është minimum i dënimit për ta”, u shpreh ndër të tjera, eksperti i sigurisë, Fatjon Softa.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME EKSPERTIN E SIGURISË FATJON SOFTA

