VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër (14 janar 2026)
Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.
Dëborë e dendur pritet në rajonin e Balltikut, si edhe në Europën Lindore dhe Gadishullin Apenin. Ndërsa Gadishulli Iberik, Ballkani dhe Europa Perëndimore do të dominohen nga mot i kthjellët dhe shumë i ftohtë si pasojë e masave ajrore Siberiane.
Njihemi tani me kushtet e motit per sa I perket vendin tonë. Sipas MeteoAlb, Paraditja paraqitet me vranësira në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa Jugu do të ketë alternime kthjellimesh. Pasdite vranësirat largohen gradualisht, duke mbetur të lehta në Veri. Temperaturat luhaten nga -5°C deri në 15°C. Era fryn nga Veriperëndimi, mbi 30 km/h, me dallgëzim 1 ballë.
Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme. Britania e Madhe dhe pjesë të Europës Qendrore do të përfshihen nga reshje shiu, dëbore dhe mini-stuhi ere. Ndërsa Ballkani, brigjet e Egjeut dhe Detit të Zi do të kenë mot të kthjellët dhe relativisht të ngrohtë.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, Mot kryesisht i kthjellët pritet gjatë paradites, ndërsa pasdite shtohen vranësirat, më të dukshme në zonat e thella malore. Temperaturat luhaten nga -3°C deri në 16°C. Era fryn nga Juglindja, mbi 40 km/h, me dallgëzim 2 ballë.
Shohim tani temperaturat minimale dhe maksimale sipas MeteoAlb për vendin dhe rajonin.

