K*rcënoi një person pas një konflikti, policia nis hetimet për 52-vjeçarin në Divjakë

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit L. M., 52 vjeç, dhe P. D., 51 vjeç, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

Gjatë konfliktit, shtetasi L. M. ka kanosur me sëpatë, shtetasin P. D., ndërsa ky i fundit i ka dëmtuar shtetasit L. M., mjetin bujqësor (zetor).

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.”, njoftoi policia.