Përfshihet një banesë nga zjarri në Gjirokastër/ Transportohet drejt spitalit e moshuara e asfiksuar nga tymi

Zjarri ka përfshirë një banesë në katin e parë të një pallati në lagjen “18 shtatori” në Gjirokastër.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit, ndërsa kanë nxjerrë nga banesa një të moshuar, e cila është asfiksuar nga tymi.

E moshuara që jetont vetëm është transportuar në drejtim të spitalit rajonal për ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e rënies së zjarrit.