Shkrumbohet makina në aksin Milot-Mamurras, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Janar 2026, 18:08
Përfshihet nga flakët një makinë, në autostradën Milot- Mamurras.
Ngjarja ka ndodhur ndërsa automjeti ka qenë në lëvizje.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Ndonëse zjarrfikësit e Kurbinit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, automjeti është shkrumbuar totalisht. Shkak dyshohet një shkëndije në sistemin motorik.
