Masë paraburgimi për 4 të dyshuar në Byronë Kosovare të Sigurimeve

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar paraburgim për një muaj për katër të dyshuar për keqpërdorim të besimit dhe autorizimeve ekonomike në BKS, përfshirë ish-drejtorin Sami Mazreku dhe ish-drejtori i Financave Valon Berisha.

35 të dyshuar të tjerë janë vendosur nën masën e paraqitjes në stacion policor.

Hetimet kanë nisur në mars të vitit të kaluar dhe përfshijnë akuzat për falsifikim dokumentesh dhe abuzime financiare. Të pandehurve u ndalohet të afrohen me BKS dhe disa individë të tjerë.