PËRMBYTJET NË KOSOVË/ Kërkohet bashkëpunim më i fortë mes qeverisë dhe komunave
Përmbytjet masive në Kosovë kanë nxjerrë në pah nevojën urgjente për mbështetje financiare dhe institucionale të komunave nga qeveria qendrore. Drejtori i Asociacioni i Komunave të Kosovës, kërkon bashkëpunim të menjëhershëm mes nivelit qendror dhe atij lokal për ndërhyrje në zonat që përballen çdo vit me përmbytje.
Përmbytjet masive në Kosovë kanë nxjerrë në pah domosdoshmërinë e mbështetjes së komunave nga ana e qeverisë!
Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi për Ekonomia Online ka sugjeruar që niveli qendror dhe ai lokal të ulen dhe bashkërisht t’i diskutojnë pikat siç tha ai të nxehta dhe të ndërhyhet aty ku disa prej zonave po ballafaqohen me përmbytjet për çdo vjet.
Krijimi i këtij fondi sipas Ibrahimit është i nevojshem meqë disa biznese ende nuk iu është bërë rimbursimi i dëmeve që kishin pësuar vitet e kaluara.
Megjithëse ende vendi vazhdon të jetë pa Qeveri dhe Kuvend, megjithatë Ibrahimi pati disa kërkesa.
Përmbytjet në Kosovë kanë shkaktuar dëme masive ndërsa disa zona ende mbeten nën ujë, ndërsa shiu ia ka lënë vendin dëborës!
