TË ZHDUKURIT E LUFTËS/ Kosovë, gjenden mbetje mortore të një personi në Gjakovë

Në Gjakovë janë zbuluar mbetje mortore të dyshuara të një personi të zhdukur nga lufta e Kosovës. Mbetjet janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim dhe identifikim. Gërmimet do të vijojnë edhe në Rahovec ne dy vende ky dyshohet të ketë mbetje!

Në Gjakovë janë zbuluar së fundmi mbetje mortore të cilat dyshohet se i përkasin  një personi që figuron në listën e personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë

Ditor Haliti nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në një intervistë për Ekonomia Online ka treguar se Mbetjet të gjetura nga zhvarrosja, janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe aty do të bëhen ekzaminimet për identifikimin e individit.

Lokacioni tjetër i parë ku do të bëhen gërmime do të jetë Rahoveci, lokacion ky ku gjatë vitit që  lamë pas ishin gjetur mbetjet eshtërore të dy individëve.

Po ashtu Ditor  Haiti ka bërë të ditur se janë edhe dy urdhera të cilat pritet që të zbatohen, teksa tregoi edhe se gjatë 2025-ës ishin bërë gërmime në 32 lokacione.