Me fitore dhe diskutime zgjedhjesh/ Arifi: Suksesi i Vetëvendosjes vjen pas pesë vitesh qeverisje, ka arritur të ndërtojë një kauzë politike
Në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News", avokati Alban Arifi komentoi përfundimin e numërimit të votave në Kosovë dhe theksoi se rezultati pozitiv i Vetëvendosjes lidhet me kauzat politike të qeverisjes së saj pesëvjeçare.
" Kanë përfunduar numërimi i votave dhe pritet dhe ankesat të trajtohen.
Nuk ka ndonjë lëvizje sa i përket mandateve në Kuvendin e Kosovës dhe këta do të jenë deputetët të cilët dhe janë paralajmëruar si dhe numri i deputetëve të përcaktuar nga partitë politike.
Përsa i përket Lëvizjes Vetëvendosje konsideroj që fitores së saj i ka paraprirë qeverisja 5 vjeçare e saj, e cila pavaarësisht punës apo mos punës së saj ka arritur të ndërtojë një kauzë politike sa i përket Mitrovicës, shtrirjes së sovranitetit, heqjes së dinarit, shtimin e forcave të sigurisë në Mitrovicën Veriore, qarkullimin e lirë të qytetarëve të Kosovës dhe kjo kauzë politike ka ndikuar tek rezultati që ne kemi", u shpreh Arifi.
