Përmbytje edhe në Kosovë, Valon Arifi: Angazhimi i vonuar nga ushtria, situata mbetet alarmante

Përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura kanë vënë Kosovën në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare.

Mediat atje raportojnë për evakuime masive dhe dëme të mëdha materiale në shumë zona të vendit.

Në Drenas sot situata paraqitet më e qetë, ndërsa autoritetet vazhdojnë vlerësimin e dëmeve, ndërsa evakuime u realizuan në Mitrovicë.

Për të kuptuar më shumë mbi situatën e shkaktuar nga moti i keq në hapësirën “Për Shqiptarët” në “Ora News” i shte i ftuar gazetari nga “Qendra.info”, Valon Arifi,

“Këto tri ditët e fundit ka pasur reshje të shumta në të gjithë vendin, por situata më alarmante ka qenë në Komunën e Drenasit, Klinës dhe Skënderaj, ku ka pasur dhe dëme të mëdha materiale.

Po ashtu, edhe në disa fshatra të Mitrovicës së Jugut ka pasur evakuim të qytetarëve pikërisht për shkak të reshjeve të mëdha.

Ndrëkaq situata është bërë edhe më e rrezikshme në orët e fundit, pasi pas reshjeve të shiut ka nisur bora dhe ngricat.

Për mendimin tim me vonesë janë angazhuar forcat e sigurisë së Kosovës në Komunën e Skënderajt, Gjakovës apo Drenasit dhe në Mitrovicë.

Por, kryeministri në detyrë dhe ministrat kanë qenë aktivë në detyrën e tyre, me deklarata dhe vizita në këto komuna, por nuk është parë drejtpërdrejtë dora e shtetit. Por situata mbetet alarmante dhe mbetet për t’u parë se si do të menaxhohet ajo”, u shpreh ndër të tjera gazetari Valon Arifi.

PËR MË SHUMË NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME GAZETARIN VALON ARIFI