TKOB nis vitin artistik me tingujt e ngrohtë të ‘Claviotrio’

 TKOB nis vitin artistik me tingujt e ngrohtë të

“Claviotrio” hapi mbrëmë stinën koncertore të muzikës së dhomës në Teatrin Kombëtar të Operas e Baletit, duke sjellë tingujt e qetë dhe të ngrohtë mes pianos, klarinetës dhe violës.

TKOB nis vitin artistik me tingujt e ngrohtë të

Paola Budani në piano, Rodolf Baha në klarinetë dhe Sonila Baha në violë, interpretuan 8 pjesë për violë, klarinetë dhe piano nga Max Bruch, premierën botërore nga Thomas Simaku “Moj e bukura more”, si dhe Tio për klarinetë, violë dhe piano nga Jean Francaix.

Tre artistët shqiptarë, e kanë ndërtuar karrierën e tyre përtej kufijve të vendit dhe u bashkuan për këtë mbrëmje të veçantë në hollin koncertor të TKOBAP-së.

TKOB nis vitin artistik me tingujt e ngrohtë të

Pas një heshtjeje shumë të shkurtër dimërore, TKOBAP e hap vitin artistik me një kalendar që ndërthur muzikën e dhomës, koncertin simfonik, baletin, operën dhe traditën një udhëtim i jashtëzakonshëm mes klasikes dhe përjetimit bashkëkohor.

Nga “Claviotrio”, nesër do të shfaqet koncerti me pjesë nga Dvořák & Mendelssohn, ndërkohë që në programin e këtij janari janë: mbrëmja festive e 17 janarit me “Opera & Ballet Night”, më 25 janar vjen “Petite Messe Solennelle” e Rossinit e cila do të jetë premierë absolute, dhe gjallëria e traditës me koncertin “Ku ka si Tirona”, më 19 janar.