Përmbytjet në Durrës/ Banorët e Kënetës në protestë: Na kanë lënë në mëshirë të fatit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2026, 15:39
Një grup banorësh të zonës së Kënetës kanë protestuar këtë të mërkurë pasi banesat e tyre janë përmbytur nga uji.
Sipas tyre, situata është përkeqësuar orët e fundit, ndërsa mungon çdo ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse.
Banorët shprehen se kanalet kulluese janë të bllokuara, duke bërë që uji të mos tërhiqet dhe të arrijë deri në 30 centimetra në oborre dhe brenda banesave, ndërsa kanë akuzuar bashkinë e qytetit se nuk ka marrë asnjë masë për nomalizimin e situatës.
“Uji nuk po largohet dhe askush nuk ka ardhur për të parë situatën nga afër. Jemi të izoluar dhe në mëshirë të fatit,” u shpreh një nga banorët e ish-kënetës, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për heqjen e ujit dhe verifikimin e dëmeve në banesa.
