FOTO+VIDEO/ Sërish rrëshqitje dherash në Qukës-Qafë Plloçë, rruga funksionon me 1 korsi

Të tjera problematika serioze janë regjistruar këtë të mërkurë, në aksin rrugor Qukës–Qafë Plloçë.

FOTO+VIDEO/ Sërish rrëshqitje dherash në Qukës-Qafë

Pas aksidentit të ndodhur disa orë më parë, ku një mjet u godit nga një masiv dherash në momentin e daljes nga tuneli, një tjetër rrëshqitje dherash ka ndodhur duke bllokuar njërën prej korsive të qarkullimit.

Sipas raportimeve, qarkullimi i mjeteve vijon vetëm në një korsi, ndërsa rrëshqitjet e dherave vazhdojnë përgjatë gjithë aksit rrugor, duke paraqitur rrezik për përdoruesit e rrugës.