Masivi shkëmbor bie në rrugë, bllokohet sërish aksi Gjirokastër-Tepelenë

Aksi rrugor që lidh Gjirokastrën me Tepelenën është bllokuar sërish ditën e sotme.

Shkak i bllokimit është bërë një masiv shkëmbor i cili është shkëputur nga shpati i malit duke rënë në rrugë.

Masivi shkëmbor ka rënë në zonën që njihet si “Shkalla e Zezë”.