(ISH) KËNETË PA KUFIJ! Qindra banesa të përmbytura në Durrës, lëvizet zbathur mes ujit
Ish këneta në Durrës është zona më e prekur nga përmbytjet që pasuan reshjet intensive të shiut. Kamera e Ora Neës ishte mes banorëve dhe gazetari Isa Myzyraj, na sjell historitë mes ujit.
Këto pamje tregojnë pasojat e përmbytjes në një familje në zonën e Ish Kenetës së Durrësit.
Gjurmët në mure tregojnë nivelit e ujit brenda shtëpisë.
Thuajse gjithëcka ka dalë jashtë funksioni, thonë banorët duke shtuar se humbën shumëcka nga mundi I jetës.
E njejtë situata në dhjetra e dhjetra shtëpi të tjera.
Në disa madje, uji ishte present edhe përgjatë të mërkurës, kur reshjet në qytetin bregdetar ndaluan.
Mbi 800 shtëpi u përmbytën ose dëmtuan dhe mbi 300 banorë u detyruan të braktisin shtëpitë për shkak të pamundësisë për të jetuar aty, pas vërshimit të ujit, sipas një bilanci ende paraprak që mund të rritet në varësi të kushteve atmosferike në orët në vijim.
Disa kanë nisur ti hedhin placket që uji i nxorri jashtë përdorimit .
Banorët në zonën e varfër thonë se humbën gjithçka dhe sytë tashmë I kanë nga autoritetet.
Ministri I Mbrojtjes Pirro Vengu, veshi cizmet dhe Iu fut ujit mes përmes për të inspektuar situatën, ndërsa tha porosi ne emër të qeverisë që bashkia të konstatojë cdo dëm të krijuar
Vërshimi i vrullshëm I ujit duket sikur ka rikthyer mijëra hektarë tokë ashtu sic ishin para bonifikimit, në një formë që banorët e vendosur aty pas lirisë së lëvizjes as se mbajnë mend.
Në rrugët me ujë lëviznin të zbathur.
Ose si ky burrë që I ka marrë masat të dyfishta për të përballur nivelin e ujit që e pret për arritur deri në shtëpi.
Në të njejtën zonë ndodhet edhe burgu I durrësit, ku për të hyrë e dalë përdorej gomone.
