“Skifteri” 13-vjeçar në aksion/ Tre biznese të vjedhura brenda natës pranë Prokurorisë së Posaçme
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 6 Janar 2026, 12:37
Të paktën tre biznese pranë Prokurorisë së Posaçme janë vjedhur nga një 13-vjeçar gjatë natës së kaluar.
Burime për "Ora News" bëjnë me dije se i mituri, i cili është i identifikuar dhe me precedent në këtë vepër penale, ka marrë rreth 100 mijë lekë nga dy lokale, ndërsa në një biznes tjetër ka vjedhur sende të ndryshme.
Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, i mituri shihet teksa përdor një kaçavidë për të hapur dyert e lokaleve, futet pas banakut dhe merr paratë. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës dhe po ndiqet nga autoritetet për veprime të mëtejshme.
