Ngjarjet e fundit në Elbasan/ Aksidente dhe Arrestime
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Janar 2026, 11:47
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan F. M., 43 vjeç, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Për rastin e largimit të E. R., 36 vjeçe, nga banesa, informohet se ajo është gjetur dhe ka deklaruar se ishte larguar vullnetarisht.
Në aksin "Peqin-Elbasan", automjeti me drejtues M. A., 43 vjeç, është përplasur me automjetin e M. F., 26 vjeçe. Të dy janë lënduar, dhe M. A. është dërguar në spital. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
