Reshjet e shumta/ Në hidrocentralin e Fierzës nuk po prodhohet energji, nuk ka as shkarkime të ujërave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Janar 2026, 11:50
Moti i keq që ka prekur gjithë vendin ditën e sotme, ka ‘paralizuar’ edhe punën në disa sektorë, përfshi hidrocentralin e Fierzës.
Sipas burimeve bëhet me dije se aktualisht në HEC-in më të madh në vend, Fierzë, nuk po prodhohet energji elektrike.
Po ashtu bëhet e ditur se pavarësisht reshjeve të dendura, ende nuk kanë nisur shkarkimet, me qëllim ruajtjen e rezervës ujore
