Gjirokastër, probleme nga reshjet/ Kryebashkiaku për Ora News: "Situata e qetë ,po monitorohen rrugët "

Gjirokastër, probleme nga reshjet/  Kryebashkiaku për Ora News:

Flamur Golemi, kryebashkiaku i Gjirokastrës, ka dhënë një intervistë në studion e Ora News në lidhje me situatën e krijuar nga reshjet e shiut. Golemi ka theksuar se situata për momentin është e qetë dhe se autoritetet lokale janë duke punuar intensivisht për të monitoruar të gjitha njësite administrative të qytetit.

 “Po monitorohet me kujdes rruga nacionale pasi,  liqeni i Viroit ka filluar të dalë në rrugën nacionale, megjithatë nuk ka pasur raporte për probleme të mëdha deri tani” u shpreh ai.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË: