Durrës/ Aksident fatal në zonën e portit, humb jetën këmbësori 68-vjeçar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Janar 2026, 19:46
Durrës – Rreth orës 18:44, në rrugën e re të portit, në vendin e quajtur “Marfish”, një automjet tip Benz, i drejtuar nga shtetasi L. K., 28 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor.
Si pasojë e aksidentit, këmbësori, shtetasi R. M., 68 vjeç, ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
