VIDEO/ Edhe në Vlorë sekuestrohen 691 copë fishekzjarre
Policia e Vlorës ka goditur një tjetër rast të tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, në kuadër të planit të masave për parandalimin e tyre në prag të festave të fundvitit.
Gjatë kontrolleve të ushtruara nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, është evidentuar një subjekt tregtar në lagjen “Hajro Çakërri”, ku u konstatuan 691 copë lëndë piroteknike (fishekzjarre) që tregtoheshin në kundërshtim me ligjin.
Lëndët piroteknike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.
Në lidhje me këtë rast, ka nisur procedimi penal ndaj pronarës së subjektit tregtar, shtetases L. V., 64 vjeçe, banuese në Vlorë.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Goditet një tjetër rast i tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike.
Sekuestrohen 691 copë lëndë piroteknike (fishekzjarre).
Procedohet penalisht pronarja e subjektit tregtar.
Në vijim të kontrolleve të ushtruara në kuadër të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, në prag të festave të fundvitit, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike Financiare ka evidentuar një tjetër rast në qytetin e Vlorës.
Gjatë kontrollit të ushtruar në një subjekt tregtar në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, u konstatuan 691 copë lëndë piroteknike (fishekzjarre), të cilat tregtoheshin në kundërshtim me ligjin.
Lëndët piroteknike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë dhe nisi procedimi penal ndaj shtetases L. V., 64 vjeçe, banuese në Vlorë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

