Njihuni me "surprizat" e motit gjatë kësaj të marte. Temperaturat shkojnë deri në ...

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe relativisht të ftohta.

Moti parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura përqendruar në relievet malore kryesisht lindje të territorit, pas orëve të mesditës.

Reshje të dobëta e lokale shiu në lindje dhe përgjatë vijës bregdetare pas orëve të mesditës.

Në relievet malore në verilindje – lindje e juglindje priten reshje bore me intensitet kryesisht të ulët, në formën e flokëve të borës. Prezencë e ngricave në akset rrugore kryesisht në zonat malore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 4 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era do të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 ballë.

Njihuni me "surprizat" e motit gjatë kësaj të marte.