Bilanci i 2025/ Çipa: Në rrjedhën e kohës Shqipëria lë shenja që duhet të kujtohen dhe harrohen
Gazetari Aleksandër Çipa, i ftuar në emisionin “Drejt” në “Ora News”, vlerësoi vitin 2025 duke theksuar se, ndërsa Shqipëria avancoi drejt integrimit europian, shoqëria la pas jo vetëm arritje që duhet të kujtohen, por edhe sfida që kërkojnë reflektim dhe harresë.
“Në gjuhën klasike thuhet ‘koha rrjedh’ dhe pavarësisht njeriut dhe shoqërie, e vërteta është që në këtë rjedhje të kohës, njeriu shënon ose lë shenjat e veta.
Në realitetin shqiptar janë shenjat që e meritojnë të bëhen pjesë e kujtesës pse jo dhe kombëtare, por ka dhe të tjera që duhet ti përkasin harresës.
Në pikëpamjen e intergrimit si një shoqëri që ka ambicien masive të saj për të qenë integrale e europës,ne kemi një kalendar të pasur procesi.
Në rafshe të tjera kemi trishtimin tone social”, u shpreh Çipa.
Për më shumë ndiqni intervistën e plotë:
