A e meritojmë hyrjen në BE me standardet që ofrojmë?/ Ndreu: Mazhoranca nuk duket e lumtur për detyrimet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2025, 21:19
E ftuar në studion e “Drejt” në Ora News, ishte Anduela Ndreu, e cila foli mbi situatën aktuale të Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
“Shqipëria po punon për të përmbushur kriteret dhe kushtet që na duhen për të hyrë në BE. Mendoj se mazhoranca aktuale nuk është e lumtur për këto hapa që po hidhen, pasi vendi ynë duhet të përmbushë detyrime reale dhe jo thjesht të shkruara në letër.
BE kërkon që këto standarde të përmbushen,” u shpreh Ndreu.
Ajo shtoi se kryeministri Rama nuk duket i lumtur për perspektivën e anëtarësimit, për shkak të detyrimeve që kjo sjell pas.
Për më shumë ndiqni intervistën e plotë:
