Bilanci i 2025/ Kikia: Shqipëria avancon drejt BE-së, Brukseli ofron mbështetje pa precedent
Gazetari Mentor Kikia, i ftuar në emisionin “Drejt” në “Ora News”, theksoi se viti 2025 shënoi hapa të rëndësishëm të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, duke vënë në dukje mbështetjen e fortë dhe jashtëzakonisht reale të Brukselit ndaj vendit.
“ Nëse do përpiqesh të bësh një bilanc mund të bësh qartësisht dy lista, me probleme dhe arritje.
Gjithkush varet nga këndi I vështrimit, mund të ketë absolutisht të drejtë në këto që mund të hartojë.
Nëse do të flasim për atëambicien tone të madhe dhe historike të shkuarjes drejt BE-së, padyshim që është hedhur një hap më përpara, shumë i rëndësishëm dhe është një vit ku Europa e ka shpalosur pa dorashka dashurinë ndaj nesh dhe ku për here të parë kemi një Bruksel që nuk është as islamofob as albanofob.
Në këtë kontekst nuk duhet të ketë asnjëherë dashuri por realizëm. Unë mendoj që edhe mbështetja politike që I është ofruar Shqipërisë nga Brukseli ka qenë edhe përtej realitetit që ne meritonim.
Kjo lidhet me faktorë dhe aktorë që nuk kanë të bëjnë me ne”, u shpreh Kikia.
Për më shumë ndiqni intervistën e plotë:
