Deliallisi: Në Kategorinë e Parë po zhvillohet garë shumë e fortë, ka më shumë tifozë se në Superiore.
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Dhjetor 2025, 21:25
Trajneri Alfred Deliallisi foli me nota të larta për sezonit që po zhvillohet në Kategorinë e Parë të futbollit shqiptar.
“Realisht është një kampionat shumë i fortë që po zhvillohet këtë vit, pavarësisht se në ka dhe ekipe që kanë shënuar futbollin shqiptar, si Skënderbeu dhe Laçi, që janë histori deri diku.
Por edhe Gjirokastra është një ekip që mbledh shumë njerëz për ta parë, pasi edhe futbolli në vetvete është krijuar për njerëzit.
Por ka më shumë tifozë në stadiume në ndeshjet e Kategorisë së Parë se sa në Superiore”, vlerësoi ndër të tjera, tekniku Alfred Deliallisi.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA SPORT” NË “ORA NEWS”:
