“Nuk peshon bluza”/ Çelmeta për lojtarët e huaj në ekipet e futbollit: Është një merkato e keqe, të përfshihen elementët shqiptar më shumë

Në studion e “OraSport” ka qenë i ftuar menaxheri i futbollit, RolandÇelmeta i cili menjëherë ka trajtuar një problematikë që ai ka vënë re brenda ekipeve të futbollit shqiptar.

Çelmeta ka që prania e lojtarëve të huaj në ekipe si Flamurtari ose Tirana ka sjellë problematikë në ecurinë e tyre.

Sipas tij po bëhet njëmerkato e keqe dhe se elementët e futbollit shqiptar sidomos ata që kanë ndërmarrë akademinë e futbollit, duhet të jenë alternativat parësore për në fushën e futbollit, në vend që të kemi një shtim të futbollistëve të huaj në ekipet kombëtare.

“Në fillim të kampionatit që me ndryshimin e rregullores, që kishte të njëjtën formulë por një ekip i SuperLigës mund të marrë lojtarë të huaj pafund. Këtej kemi thënë që problematika do të shfaqet përgjatë ecurisë.

Një fazë ose dy fazëbashk të cilat dhanë problematika në shumë ekipe.

Ndërrim trajnerësh, lëvizje trajnerësh dhe shikojmë në dy-tre ekipe që problemi, afrimi i këtyre lojtarëve  të huaj me emër apo pa emër, po jep sot të gjithë panoramën qoftë te Flamurtari, qoftë te Tirana.

Njëmerkato e keqe, do thoja unë. E besuar shumë te të huajt.

Ndërkohë që po të kthejnë kokën, këto ekipe, Flamurtari apo Tirana, një ekip me akademi. Sot ka rreth 300 e ca sportistë në akademi, do ta bënte punën më mirë nëse bazohej te elementët shqiptarë.

Nuk peshon bluza te pjesa e Flamurtari ose Tiranës.”-tha RolandÇelmeta.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË: