“Dinamo po e rrit nivelin e lojës”/ Lekbello analizon ekipet gjatë kampionatit: Flamurtari dhe Partizani do ti “vuajnë” pikët e humbura

I ftuar në emisionin “OraSport” ish-portieri i Partizanit dhe Teutës, ArturLekbello ka dhënë analizën e tij sportive lidhur me ekipet e futbollit gjatë kampionatit.

Lekbelloështë shprehur se ecuria e skuadrave kanë hasur problematika duke përmendur Engatian e cila sipas tij, nuk ka arritur të luaj në përsosmërinë e kapacitetit të vet.

“Nëse i referohemi kampionatin deri në këto ditë që ai mbylli një fazë jo pak me halucinacione të ndryshme. Kishim një fillim të vrullshëm të disa ekipeve duke përmendur Elbasanin, Shkodrën, që dhanë një shkëndijë. Ndoshta Egnatia akoma nuk i kishte marrë xhirot e veta të një ekzekutimi perfekt të lojës së saj.

Por që u mendua që këto do të ecnin shumë lartë. Kampionatin, ne e kemi thënë që ka problematika e veta. Nuk mund të themi që ka lodhje fizike. Jemi akoma në gjysmën e kampionatit. Ndoshta këtë mund ta themi në fazën e fundit, që mund të ndikojë lodhja fizike.

Por këta njerëz janë të aftë për ta rikuperuar ekipin.”- u shpreh ai.

Ndërkaq, ish-portieri ka veçuar dy ekipe që kërkuan shumë dhe nuk arritën të kapnin majat që aspironin. Flamurtari dhe Partizani, do t’i ndjejnë tepër pikët e humbura deri në përfundim të kampionatit.

Unë po them që kampionati nuk është se kapi nota shumë të larta pozitive.

Kemi qenë vëzhgues të disa ndeshjeve dhe duke ndjerë gabimin që bëhet në fushë, problematika të ndryshme që i ka një ndeshje futbolli.

Ekipi që kërkuan shumë por morën pak siç ishte Flamurtari, siç ishte Partizani.

Gjë që ato do t’i vuajnë pikët e humbura të ecurisë deri në përfundim të kampionatit sepse gjithmonë do tentojnë të godasin lart.

Ajo që mua më “ngroh” është loja e Egnatias në katër-pesë takimet e fundit mund të them.

Loja e bukur e Dinamos e cila vjen duk e rritur nivelin e lojës së saj.”- tha Lekbello.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË: