LVV FITON BINDSHËM/ Ramabaja: VV kryeson me 49.3%, qeveria pritet të krijohet që ditët e para të Janarit
Në një lidhje direkte për OraNews, ka folur analisti, Sadri Ramabaja i cili ka analizuar fitoren e LVV dhe nisja e një mandati të dytë nën kryesimin e Albin Kurtit.
Ai është shprehur se qeveria pritet të formohet menjëherë në ditët e para të Janarit, gjë që është përparim i duhur për të dalë nga bllokada e institucioneve në Republikën e Kosovës.
“Po lirisht mund të themi që kemi rezultat, madje me pritshmërit e arsyeshme, rezultati përfundimtar që pritet në vijim të vijë pas numërimit të votave. Pas numërimit të votave me postë dhe atyre nga ambasadat dhe konsullatat e Kosovës.
Që janë 100,000 vota, atëherë gjithësesi pritet që qeveria pritet të krijohet që ditët e para të Janarit dhe historia e bllokadës do të thosha unë, sepse “ngërçi” ishte më shumë cilësi eufemist.
“Mbetet në sirtar”, u mbetet analistëve të merren me të."- tha ai.
