“LDK përdori flamurin e UÇK-së si gjethe fiku”/ Ramabaja: Ja arsyet pse ra opozita në Kosovë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës ka publikuar përditësimin më të fundit të rezultateve në orën 07:24, ku janë numëruar 900,330 vota nga 1,999,204 gjithsej, ose 45.03% e votave, ndërsa përpunimi i vendvotimeve ka arritur në 99.26%.
Sipas këtij përditësimi, renditja e partive politike është si më poshtë:
-Lëvizja VETËVENDOSJE! kryeson bindshëm me 429,979 vota, që përbëjnë 49.30% të totalit të votave të numëruara.
-Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 183,258 vota ose 21.01%.
-Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban vendin e tretë me 118,490 vota, që përfaqësojnë 13.59%.
-Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 49,571 vota apo 5.68%.
-Lista Serbe (Srpska Lista) ka marrë 41,335 vota, që përkthehen në 4.74%.
-NISMA Socialdemokrate ka grumbulluar 14,973 vota, ose 1.72%.
Procesi i numërimit pritet të vazhdojë edhe në orët në vijim, ndërsa rezultatet përfundimtare do të konfirmohen pas përpunimit të plotë të të gjitha votave.
Por pse ra opozita në zgjedhjet e 28 dhjetorit?
Analisti Sadri Ramabaja në një intervistë për “Ora Neës” renditi arsyet që çuan në fitoren bindëse të Lëvizjes Vetëvendosje të udhëhequr me sukses nga Albin Kurti.
“Me këtë rezultat kam bindjen se në ditët e para të janarit do kemi dhe qeverinë e re të Kosovës.
LDK-ja ishte humbësja e madhe e këtyre zgjedhjeve.
Shkaqet janë të shumta, që nga përdorimi i flamurit të UÇK-së si gjethe fiku, fakti që disa prej përfaqësuesve të saj janë milionerë dhe ka një kontrast të madhe mes popullit dhe atyre.
Po ashtu, ajo çfarë bëri qeveria e Kosovës në veri ishte një mrekulli më vete”, u shpreh ndër të tjera, analisti Sadri Ramabaja.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME ANALISTIN SADRI RAMABAJA

