Shkon në 38% pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet parlamentare në Kosovë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Dhjetor 2025, 17:57
Pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare që po mbahen në Kosovë ka shkuar në 38%, deri në këto momente.
Në informacionet e përcjella nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Kosovë, deri më tani kanë votuar 760 mijë qytetarë, nga rreth 2 milionë votues në total.
Këto zgjedhje janë tejet përcaktuese për Kosovën, pasi do të vendoset nëse do i jepet fund krizës politike që ka përfshirë vendin prej disa muajsh.
Kujtojmë se zgjedhjet parlamentare të shkurtit të këtij viti, nuk arritën të prodhojnë një shumicë për formimin e qeverisë së re.
