"Për zgjedhjet nevojitet vetëdije qytetare"/ Spahiu: Po të mos ishte Kosova, Shqipëria do ishte vendi i fundit në Europë për...
Në një lidhje direkte për OraNews, ka qenë politologu Nexhmedin Spahiu i cili ka folur për pjesëmarrjen dhe për nxitjen që shqiptarët e Kosovës kanë për zgjedhjet në Kosovë.
Ai u shpreh se ka vënë re që njerëzit në Kosovë po fillojnë të votojnë në numër më të lartë tani në pasdite sesa paradite.
Spahiu gjithashtu tha se për zgjedhjet duhet patur një ndërgjegjësim qytetar dhe ndjenjë patriotizmi, gjë që për këtë të fundit tha se shqiptarët e Kosovës kanë një nivel më të ulët patriotizmi sesa në Shqipëri.
“Kam shtëpinë pranë një shkolle ku po kryhen votimet dhe në këtë momente po shoh që veç turmat e njerëzve po afrohen akoma më shumë.
Ndërkohë që paradite, kishte më pak njerëz.
...
Për tu lodhur janë lodhur por, falë zotit ka një vetëdije qytetare që i bën ata të dalin në zgjedhje se ka një pjesë goxha të madhe që i neglizhojnë historikisht.
Për të dal në zgjedhje do një ndjenjë patriotike, gjithmonë për të kontribuar për shtetin për shoqërinë.
Edhe fatkeqësia është që në Kosovë, patriotizmi është në nivelin e ulët.
Madje më të ulët se në Shqipëri. Po të mos ishte Kosova, Shqipëria do ishte vendi i fundit në Europë për nga niveli i patriotizmit."- tha politologu.
