Lëvizja Vetëvendosja në qeveri/ Bytyçi: Me listën Srpska Albin Kurti nuk ka bashkëpunuar dhe nuk dëshiron të bashkëpunojë kurrë
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 28 Dhjetor 2025, 21:53
Profesor Enver Bytyçi, i ftuar në studion e Ora News, dha një analizë të mundësive të Lëvizjes Vetëvendosje për të formuar qeverinë pas zgjedhjeve të ardhshme.
Sipas Bytyçit, nëse Vetëvendosje arrin të sigurojë 58 deputetë, 10 prej tyre do të jenë të komuniteteve pakicë. Ai shtoi se ka shanse që së paku dy deputetë të jenë nga partitë serbe që janë në opozitë ndaj Listës Srpska.
“Albin Kurti nuk ka bashkëpunuar kurrë dhe nuk dëshiron të bashkëpunojë me këtë listë,” tha Bytyçi, duke theksuar se kjo mund të paraqesë sfida për krijimin e një shumice qeverisëse.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË
