Mbështetësit e Vetëvendosjes festojnë para selisë në Prishtinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Dhjetor 2025, 22:26
Simpatizantë të shumtë janë mbledhur mbrëmjen e sotme para selisë së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, ku po festojnë rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare.
Atmosfera është shoqëruar me këngë, valle dhe fishekzjarre, ndërsa mbështetësit shprehin entuziazmin për fitoren e shpallur nga rezultatet e deritanishme.
