2026-a, VITI I “SUPER-FILMAVE”/ Nga “Odisea” tek “Djalli vishet me Prada 2”, filmat që priten
Rikthime ikonike në ekranin e madh dhe pritshmëri rekord në arkë
Viti 2026 pritet të jetë një vit shumë i fortë për kinemanë, me rikthime të mëdha, produksione ambicioze dhe pritshmëri të larta për sukses global.
Oppenheimer dhe Barbie i dhanë kinemasë botërore në vitin 2023 një shtysë të madhe në audiencë.
Industria shpreson se disa projekte, si filmi i katërt i Spider-Man me Tom Holland, Super Mario Bros 2, dhe The Devil Wears Prada 2, do të sjellin një bum në arkën e kinemasë.
Ja kush janë filmat që priten me më shumë interes në vitin 2026:
Hamnet, qëndron në krye të listës së përgatitur nga BBC
I bazuar në romanin e vlerësuar me çmime nga Maggie O’Farrell, filmi ndjek marrëdhënien mes William Shakespeare, që luhet nga Paul Mescal dhe bashkëshortes së tij Agnes interpreruar nga Jessie Buckley, si dhe ngjarjet tragjike që frymëzuan veprën “Hamleti”. Premiera: 9 janar
The Odyssey
Christopher Nolan rikthehet me një adaptim epik të veprës së Homerit. Filmi ndjek udhëtimin e Odiseut (Matt Damon) drejt shtëpisë pas Luftës së Trojës.
Premiera: 17 korrik
The Devil Wears Prada 2
Meryl Streep dhe Anne Hathaëay rikthehen pas 20 vitesh në vazhdimin e një prej filmave më të dashur të modës. Rikthehen gjithashtu Emily Blunt dhe Stanley Tucci.
Premiera: 1 maj
The Super Mario Galaxy Movie
Pas suksesit gjigant të filmit të animuar, Mario dhe Luigi rikthehen në një aventurë të re, të frymëzuar nga loja e vitit 2007. Premiera: 3 prill
Spider-Man: Brand New Day
Pas ngjarjeve të No Way Home, ku bota harron ekzistencën e Peter Parker, filmi eksploron izolimin dhe sfidat e reja të heroit.
Star Wars: The Mandalorian and Grogu
Pas suksesit të serialit, universi i Star Wars rikthehet në kinema me një histori të re që sjell në qendër Mandalorianin dhe Grogun.
Premiera: 2026
THE DUNE!
Pjesa e tretë e sagës epike hapësinore të regjisorit Denis Villeneuve pritet të bazohet në romanin e dytë të serisë Dune, “Dune: Messiah”.
Në role do të rikthehen aktorët kryesorë, përfshirë Timothée Chalamet dhe Zendaya, ndërsa kastit do t’i bashkohet edhe Robert Pattinson. Projekti i radhës i Villeneuve pas këtij filmi do të jetë filmi i ri i sagës James Bond. Data e premierës: 18 dhjetor
Scream 7
Kevin Williamson rikthehet si skenarist dhe regjisor. Courtney Cox dhe Neve Campbell rikthehen në rolet e tyre ikonike, ndërsa një Ghostface i ri kërcënon vajzën e Sidney Prescott. Premiera: 27 shkurt
Toy Story 5, Supergirl dhe Moana janë të tjerë filma që priten në kinema përgjatë vitit 2026


