Nesër takimi Trump-Zelensky, liderët e BE: Mirëpresim çdo përpjekje për paqe

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen për mes një postimi në “X” ka bërë me dije se ka kontaktuar me disa udhëheqës lidhur me takimin që pritet të zhvillohet të dielën mes presidentit Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas, Zelenskyy.

Von der Leyen thekson se i mirëpresin përpjekjet e paqes teksa theksoi se objektiv është një paqe që ruan sovranitetin dhe territorin e Ukrainës. Ajo shtoi se Komisioni Evropian mbështet Ukrainën dhe se do të ushtrojë presion ndaj Kremlinit.

“Sapo kemi kontaktuar disa udhëheqës përpara takimit të nesërm midis Presidentit Trump dhe Presidentit Zelenskyy për bisedimet e paqes.

Ne mirëpresim të gjitha përpjekjet që çojnë drejt objektivit tonë të përbashkët – një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme që ruan sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Dhe kjo forcon sigurinë dhe aftësitë mbrojtëse të vendit, si një pjesë integrale e sigurisë së kontinentit tonë.

Në vitin 2026, Komisioni Evropian do të vazhdojë të ushtrojë presion mbi Kremlinin, të mbështesë mbështetjen tonë për Ukrainën dhe të punojë intensivisht për të shoqëruar Ukrainën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE”, shkruan Von der Leyen.