S*lmet më të fundit ndaj Ukrainës/ Kievi mbetet me 32 të plag*sur, ndërron jetë një 71-vjeçar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Dhjetor 2025, 17:31
Sulmi masiv i nisur në orët e fundit nga forcat ruse kundër Kievit dhe rajonit ka lënë dy të vdekur.
Një burrë 71-vjeçar vdiq në distriktin e Dnipros, ndërsa gruaja e tij 70-vjeçare është shtruar në spital në gjendje të rëndë, sipas policisë ukrainase, të cituar nga Ukrinform.
Tridhjetë e dy persona u plagosën, përfshirë dy fëmijë.
Një grua 47-vjeçare vdiq në distriktin Bila Tserkva, sipas guvernatorit rajonal të Kievit, Mykola Kalashnyk.
