E rëndë në Guatemala/ Përmbyset autobusi në përrua, mbeten të paktën 15 viktima

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe 19 të tjerë u plagosën pasi një autobus pasagjerësh u rrëzua këtë të shtunë në një përrua pranë një autostrade në Guatemalën.

Autoritetet theksuan se mes viktimave janë 11 burra, tre gra dhe një i mitur.

Zëdhënësi i departamentit lokal të zjarrfikësve, Leandro Amado shtoi se 19 të plagosurit janë transferuar në spitalet pranë vendit të aksidentit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit fatal.