TË GJITHË MERITOJNË TË FESTOJNË! Dhurata për familjet në nevojë e të moshuarit në Pogradec

Në Pogradec janë shpërndarë rreth 1 mijë pako ndihmash për familjet në nevojë dhe të moshuarit në prag të festave. Nisma përcolli mesazhin e solidaritetit dhe se askush nuk është i harruar.

Në këto festa fundviti, solidariteti sjell shpresë dhe pak gëzim për shtresat më vulnerabël të shoqërisë, familjet në nevojë dhe të moshuarit në Pogradec.

Rreth 1 mijë pako ndihmash, që përfshijnë ushqime dhe paketa festive, janë shpërndarë për këto kategori, me qëllim që t’u rikujtohet se nuk janë lënë në harresë.

Pastori Mentor Rama, përfaqësues i kishës ungjillore “Krishti për Kombet”, tha se kjo nismë shtrihet në të gjithë vendin.

Mes përfituesve është edhe Diana Berberi, një grua e divorcuar, nënë e një vajze 10-vjeçare, e cila jeton me ndihmë ekonomike.

Ndihmat humanitare në prag të Krishtlindjes nuk sjellin vetëm ushqime apo dhurata, por edhe mesazhin se askush nuk është i harruar dhe se bashkëpunimi mes qytetarëve dhe organizatave humanitare mund të sjellë shpresë dhe gëzim për familjet më të prekura.