Fshehu dr*gën brenda shasisë së makinës/ Policia arreston 30 vjeçarin që do transportonte 51 kg k*nabis drejt Greqisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2025, 12:13

Në Gjirokastër, policia ka mundur të sekuestroj rreth 51 kg kanabis, të ndarë në 48 pako, të cilat do të trafikoheshin në Greqi.
Ndërkaq, është arrestuar në flagrancë 30-vjeçari i identifikuar me inicialet N.P, i cili transportonte drogën të fshehur në një hapësirë të improvizuar tek shasia e automjetit tip “Nissan”.
Bashkë me të, policia ka identifikuar edhe 3 persona të tjerë.
Njëri prej tyre vëllai i të arrestuarit, i cili bashkë me tre të tjerët, janë shpallur në kërkim dhe kanë ndihmuar në këtë rast.
Gjatë kontrollit u sekuestruan gjithashtu automjeti dhe 3 celularë të të arrestuarit.
