VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër (24 dhjetor 2025)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.

Europa Lindore përjeton stuhi të forta dëbore dhe temperatura shumë të ulëta, ndërsa Europa Qendrore, Skandinavia dhe Ishujt Britanikë dominohen nga masa ajrore të qëndrueshme, me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare.

Njihemi tani me kushtet e motit per sa I perket  vendin tonë. Sipas MeteoAlb , Vendi përfshihet nga vranësira të dendura, me reshje shiu në Ultësirën Perëndimore dhe dëborë, më të theksuara në Jug dhe Juglindje. Gjatë mbrëmjes pritet dobësim i vranësirave. Temperaturat luhaten nga -1°C deri në 15°C. Era fryn juglindore mesatare, mbi 45 km/h, me dallgëzim mbi 2 ballë.

Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme, Europa Juglindore vijon me kushte të paqëndrueshme. Nga ana tjeter ,Ballkani ndikohet nga masa ajrore polare, me temperatura të ulëta dhe reshje dëbore. Ndërkohë, Ishujt Britanikë, Gadishulli Iberik dhe Europa Qendrore mbeten me mot të kthjellët.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, Paraditja pritet me kthjellime dhe vranësira, të shoqëruara me reshje shiu në Jug dhe dëbor në Juglindje.

Pasdite, reshjet mbeten të përqendruara në Jug, ndërsa Veriu dhe Qendra priten me alternme kthjellimesh. Temperaturat luhaten nga -3°C deri në 15°C. Era fryn verilindore mesatare, mbi 40 km/h, me dallgëzim mbi 2 ballë.

Shohim tani temperaturat minimale dhe maksimale sipas MeteoAlb për vendin dhe rajonin.