Kontrabandonte veshje nga Greqia/ Policia arreston 49-vjeçarin dhe i sekuestron mallrat, procedohet dhe doganieri

Policia ka arrestuar në flagrancë një 49-vjeçar, V.T., i kapur duke transportuar mallra të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij në lagjen nr.6, u sekuestruan veshje të ndryshme pa dokumentacion të rregullt dhe automjeti me të cilin transportoheshin.

Në lidhje me këtë rast, doganieri, i identifikuar me inicialet R.M., 40 vjeç, procedohet penalisht për shpërdorim detyre, pasi nuk ka kryer procedurat për kontrollin e mallrave.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.