Shisnin lëndë piroteknike/ Policia sekuestron 44 kuti kapsollash dhe procedon penalisht pronarja e dyqanit

Vijojnë kontrollet e policisë për ndalimin e tregtimit të lëndëve piroteknike në prag të festave të fundvitit.

Gjatë një kontrolli në lagjen “Tre Heronjtë” në Shkodër, u sekuestruan 44 kuti kapsollash, të ndaluara për shitje.

Pronarja e dyqanit, S.P., procedohet penalisht, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

Policia njofton se kontrollet intensive do të vazhdojnë në të gjithë qarkun, për parandalimin e tregtimit të paautorizuar të lëndëve piroteknike.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Vijojnë kontrollet në zbatim të planit të masave për ndalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, në prag të festave të fundvitit.

Sekuestrohen 44 kuti me lëndë piroteknike që u gjetën gjatë kontrollit në një dyqan në qytetin e Shkodrës.

Procedohet penalisht pronarja e dyqanit.

Si rezultat i kontrolleve intensive që po kryhen nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në zbatim të planit të masave për ndalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, nga subjekte të paautorizuara, në prag të festave të fundvitit, është goditur një rast i shitjes së këtyre lëndëve, në një dyqan në lagjen “Tre Heronjtë”.

Gjatë kontrollit në dyqanin e shtetases S. P. u gjetën 44 kuti me lëndë piroteknike (kapsolla), të ndaluara për tregtim, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen S. P.

Kontrollet për parandalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike do të vijojnë në të gjithë qarkun.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.